Mesi dhe Xhaçka në Shkodër: Situata drejt përmirësimit, është rritur sensibilizimi
Zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka inspektuan sot zonat e përmbytura në Shkodër. Mesi tha se qeveria qendrore vazhdon gatishmërinë maksimale për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet në Shkodër
“Koordinimi mes të gjithë instancave dhe transparenca nga ana e njësive vendore është tepër i rëndësishëm. Fatmirësisht, është rritur sensibilizimi edhe nga komuniteti i biznesit dhe shoqatave”, theksoi Mesi.
Ndërsa ministrja Xhaçka tha se situata është drejt përmirësimit, ku niveli i ujit ka rënë me 20 cm krahasuar me dje. Ajo shtoi se fokusi i ditës është ofrimi i ndihmave për çdo banor në vështirësi dhe menjëherë pas largimit të ujit do të nisë vlerësimi i dëmeve.
“Zgjidhja afatgjatë për situatën do të përcaktojë edhe penalitete për bashkitë që nuk marrin masa parandaluese për situata të tilla”, tha ajo.
Ministrja u shpreh se duhet të punojmë bashkë me qeverinë vendore që situata e këtyre ditëve të mos përsëritet.
KOHA JONË SONDAZH

