Mesi për e-Albania: Institucionet tani nuk punojnë vetëm për raporte pozitive të KLSH
Zëvendës/kryeminisrja Senida Mesi ishte e ftuar në intrervistën e mbrëmjes në Ora News ku shpjegoi reformën që po bëhet për të përmirësuar shërbimin në administratën publike dhe ku konstiston puna e portalit të shërbimeve qeveritare e-Albania.
Mesi: Një nga reformat prioritare për qeverinë është dhe reforma në shërbimet adminsitrative publike. Së bashku me reformën në administratën publike që është një nga 5 prioritetet e Shqipërisë për integrimin në BE. Janë dy nga sfidat kryesore të qeverisjes. e-Albania është një nga qasjet për reformimin e shërbimeve publike.
Nëse deri dje në shumë nga institucionet punohej për të pasur raporte të KLSH pozitive, nganjëherë harrohet që fokusi duhet të jetë qytetari dhe sipërmarrësi. Qasja jonë do të sjellë dhe një përmirësim në shërbimet publike.
Cila është? Standarizimi i shërbimeve publike, përdorimi i teknologjisë së informacionit që shërbimet të jenë sa më pranë qytetarit dhe sipërmarrësit. e-Albania ofron mbi 539 shërbime, mbi 49 portale qeveritare që komnunikojnë me njëri-tjetrin. Janë mbi 800 mijë përdorues.
KOHA JONË SONDAZH

