Mesila Doda: Çfarë hipokrizie nga politika shqiptare…

 

Mesila Doda, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, e cila rreth një muaj më parë është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, sot në ditën e protestës së Opozitës, ka reaguar duke akuzuar të dyja palët për hipokrizi, në lidhje me të shkuarën komuniste.

Mesila Doda, në profilin e saj Facebook, e ka cilësuar hipokrizi debatin në Kuvend dhe nevojën për të dënuar xhelatët e komunizmit, siç i quan ajo  disa zyrtarë që thotë se janë ende pjesë e zyrave të shtetit:

Statusi i plotë i Mesila Dodës:

“Bashkë me ligjin për dekriminalizimin kanë përpara në  tavolinat e tyre sot nenin për dekomunistizimin të propozuar nga dy studentë dhjetori. Do mjaftonte vota pro për këtë amendament që xhelatët të dilnin nga zyrat e shtetit… Mjaft me retorika boshe, shqiptarët kanë nevojë për veprime konkrete… Mos bëni sikur kërkoni falje e as sikur nervozoheni, votoni amendamentin për dekomunistizimin. Tregohuni të sinqerte e më së paku flisni për këtë kërkesë ligjore. Mos bëni asnjë palë sikur nuk ekziston.”

SHKARKO APP