Mesila Doda: Dhjetori ’90 i të gjithëve, mos na nakatosni me heroizma

 

Nga Mesila Doda

Une nuk e kuptoj sherrnajen dhe patetizmin qe ka geluar mes dhjetoristeve…studenteve e kisha fjalen se profesoret e dikurshem e kane gjetur gjithehere fjalen me njeri-tjetrin edhe kur jane kinse perballe…

te dashur miq, levizja e dhjetorit arriti nje produkt te jashtezakonshem, renja e sistemit diktatorial, pluralizmi ne vend dhe ecja e vendit ne rrugen e progresit.

pas kesaj studentet ne menyre individuale bene zgjedhjet e tyre, pranine e tyre ne jeten publike apo private, ne parti dhe forca te ndryshme politike qe linden asokohe por edhe me vone dhe askush e asnje nga keto zgjedhje nuk i ben individet me te rendesishem e me te parazgjedhur para historise dhe kombit.Eshte e vertetet qe nuk pati dashamiresi ndaj ketij brezi njerzish, po mbeshtetja e munguar nuk justifikon kend ne rrugen qe zgjodhi a ne mungesen e arritjeve personale.

Historia ka ecur, te dashur miqte e mi. Koha ka patur ecejaket e veta ndaj mos u mbani me lavdine e se kaluares. Asnje individ a force nuk ka monopolin e historise, e as te atij qe ishte ndryshimi i nje sistemi te kalbur deri ne palce.

Do deshiroja shume qe pervjetore te tilla te mos perdoreshin, po te nderoheshin nga te gjithe ne bashke, paçka se te nesermen do vazhdonim te mos ishim dakort per shume gjera. Megjithate secili zgjedh menyren qe i duket me e drejte. Kudo ku eshte nje dhjetorist, ndjej qe ka me vete nje perfaqsim te idealit qe na ndryshoi te gjithve, ndaj i mbeshtes pa asnje rezerve…por ju lutem mos na nakatosni me me heroizma dhe intriga te para cerek shekulli.

SHKARKO APP