Mesila Doda: Në shqipëri Enver Hoxha është ende “hero i popullit”

 

Deputetja Mesila Doda së bashku me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, kanë paraqitur një nismë ligjore në Kuvend për rishikimin e dekorimit të figurave të ndryshme.

Nga profili i saj në Facebook, deputetja Doda, tha se shumë figura të inkriminuara gjatë regjimit komunist janë dekoruar në vitet e demokracisë, madje edhe ish-diktatori Enver Hoxha ruan akoma statusin “Hero i Popullit”.

Ja statusi i plotë i deputetes Doda në Facebook:

“Kush tha qe u dorezuam?

Sot une dhe z. Shpetim Idrizi, depozituam ne parlament nismen ligjore per rishikimin e te gjitha medaljeve dhe titujve qe jane dhene ne Shqiperi, nga autoritetet e parashikuara me ligj. Eshte nje zgjidhje teresore dhe rrenjesore e problemit te titujve dhe medaljeve te dhena, personave qe nuk i meritojne.

Ky eshte hapi ligjor i rradhes per te hequr nderimet dhe medaljet ndaj xhelateve dhe krimineleve. Mos harroni, ende ne Shqiperi Enver Hoxha eshte Hero i Popullit”.

SHKARKO APP