Mësim i rregullt për fëmijët e akomoduar në hotele

Fëmijët, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit e që janë akomoduar në hotel “Aler” Durrës, që prej datës 9 dhjetor po kryejnë proces të rregullt mësimor në ambientet e këtij hoteli.

Nën një atmosferë festive, në kuadër të festave të fundviti, fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e pestë, zhvillojnë normalisht procesin mësimor në këtë strukturë hoteliere, ku një pjesë e hollit kryesor është përshtatur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme (tavolina, karrige e tabelë) për kryerjen e mësimit.

Vjollca Lame, menaxhere e hotelit, theksoi se janë 150 persona të akomoduar në hotelin e drejtuar prej saj. ”Kemi strehuar 150 vetë, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit e të mbetur pa strehë. Situata fillimisht ishte shumë e vështirë, por tashmë është normalizuar”.

Mësuesja e klasës së parë Anisa tergon eksperiencën e saj. ”Këtu zhvillohet mësim nga klasa e parë në klasën e pestë. Mësimi zhvillohet normalisht me orarin e paracaktuar. Nxënësit tashmë po i kthehen normalitetit të punës në klasë, sikur të ishin në shkollat e tyre”.

SHKARKO APP