Mësim me tablet, projekti në pak shkolla
Një nga premtimet e Edi Ramës në qershor të vitit 2013, disa ditë përpara zgjedhjeve qendrore, ishte pajisja e të gjitha shkollave të mesme dhe 9-vjeçare me tableta elektronike. Ministria e Arsimit thotë se ky është një projekt pilot, që parashikon ngritjen e 120 klasave interaktive në 60 shkolla të arsimit të mesëm në të gjithë Shqipërinë.
Ministria është hermetike për të dhëna konkrete, se sa është numri i tabletave të shpërndara në shkolla. Ajo që dihet është se në vitin 2014 për blerjen e tabletave janë shpenzuar nga buxheti 700 milion lekë, që do të shërbenin për të pajisur të gjitha shkollat e vendit.
“Jo çdo orë bëhet me tableta. kur shoh që duhet, e bëj. Ne kemi librin dixhital të instaluar në laptopin e klasës dixhitale. për temën që kërkoj, i orjentoj të gjejnë info për dukurinë që flasim. problemi që ndeshim, është se klasat janë të gjitha të zena dhe akomodimi i nxënësve është problem”, thotë mësuesja Anila Hodo.
Mes mësuesve ka edhe nga ata që e kanë patur të vështirë përdorimin e teknologjisë. ”Ne mësuesit që kemi periudhë të gjatë kohore kemi një farë vështirësie. mësim me tabletat nuk zhvillohen në të gjitha klasat. 2 orë në javë i kemi dixhitale, të tjerat janë tradicionale”, thotë mësuesi Agim Fejza.
KOHA JONË SONDAZH

