Mësim mes pandemisë, prindërit të shqetësuar për sëmundjen dhe shpenzimet e shtuara

Nga një anë rreziku i koronavirusit dhe nga ana tjetër shpenzimet e shtuara.

Shtatori i gjen një pjesë të prindërve në sfidën e dyfishtë të përgatitjes së fëmijëve për rikthimin në klasa mes pandemisë.

Përgatitja e fëmijëve për rikthimin në shkollë mes të pandemisë së koronavirusit është kthyer në sfidë të dyfishtë për prindërit.

Çantat, librat, artikuj të ndryshëm shkollorë dhe veshjet janë shpenzime, të cilat rëndojnë në buxhetet e një pjesë të familjeve shqiptare.

Kostoja duket se shtohet sa më i rritur të jetë nxënësi.

Prindërit që kanë kanë dy apo tre nxënës që nuk përfitojnë librat falas thonë se e kanë shumë të vështirë për të mbuluar shpenzimet.

Por për të ardhmen e fëmijëve sakrifikojnë.

Sipas vendimit të qeverisë, librat falas i përfitojnë nxënësit nga klasa e parë deri në të 7 në sistemin e detyrueshëm 9 vjeçar dhe disa kategori të veçanta deri në klasën e 12. /Ora News

SHKARKO APP