Mësimi në Durrës, prindërit: I lodhshëm për fëmijët
Mijëra nxënës të shkollave 9-vjeçare në Durrës, ende po vuajnë pasojat e tërmetit tragjik. Pranë shkollave të dëmtuara, nxënësit mblidhen dhe transportohen me autobusë të vendosur nga Bashkia në godina të tjera ku zhvillohet mësimi me turne.
Shtatë mijë nxënësve të arsimit parauniversitar në qytetin bregdetar u duhet që përveç që ta ushtrojnë mësimin pasditeve, të udhëtojnë nga një shkollë në tjetër, duke krijuar kaos në lëvizjet e tyre por jo vetëm. Prindërit ankohen për efikasitetin e spostimit të tyre si dhe për atë të ushtrimit dhe dhënien e mësimit.
Ka edhe prindër që tregojnë se përse shkollat që janë në rikonstruksion prej më shumë se një viti ende nuk kanë përfunduar. Prindërit dhe nxënësit kanë pranuar këtë zgjidhje, me shpresën që të mos jetë e gjatë, sa për lodhjen fizike ashtu edhe për efektivitetin e të zhvilluarit mësim.