Mësimi në kohë pandemie? Rakacolli: Jemi në një moment delikat, shkollat parauniversitare po vazhdojnë
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në Ora News ka qartësuar që masat e Komitetit Teknik ndërmerren në bazë të indikatorëve të situatës pandemike.
Rakacolli ka bërë me dije që është vendosur që mësimi në shkollat parauniversitare të vazhdojë siç ka qenë deri tani, ndërkohë që shton se situata është delikate.
Rakacolli: Masat merren mbi bazën e vlerësimit të indikatorëve, mbi bazën e arritjeve të disa vlerave të indikatorëve, siç u tha jemi në një moment delikat. Për momentin u vlerësuar që në shifrat që jemi, nëse zbatohen këto masa ashtu siç duhet, duke menduar edhe faktin që ishin festat e fundvitit ato që mund të ishin shkaktare të këtyre grumbullimeve, kemi besimin te bashkëpunimi i qytetarëve që është gjithmonë çelësi i çdo gjëje.
A ka një dyshim të ri për shkollat?
Shkollat parauniversitare po vazhdojnë. Në këto shifra që jemi tani ne e quajtëm që mund të vazhdojnë. E themi gjithmonë që nuk ka një gjë të prerë, sepse situata është dinamike dhe në përputhje me dinamikën e situatës merren edhe masat që ne i mendojmë si më të mirat për përballjen e mospërhapjes të infeksionit.