Mësimi në kohë të Covid-19, Gjika: Prindërit dhe mësuesit të menaxhojnë stresin
Pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, psikologët mbështesin rikthimin e nxënësve në klasa. Për Lira Gjikën, fëmijët nuk kanë kohë për të humbur.
”Nuk luhet me fëmijërinë dhe shkollën. T’i marrim gjërat më me gjakftohtësi dhe të mendojmë më shumë për të ardhmen. Nëse do të mësojmë me frikën se unë i rrituri do të infektohem, nuk ka gjë se fëmija ka kohë. Bie të jetë ajo logjika e vjetër “fëmijët kanë kohë, ne nuk kemi kohë”. Ndërsa unë them që ne, të gjithë të rritur, kemi kohë ndërsa fëmija nuk ka kohë”, shprehet Gjika për ”A2cnn”.
Psikologia Gjika, këshillon prindërit të menaxhojnë stresin. Rikthimi i fëmijëve në shkolla edhe në këto kushte është më i shëndetshëm se sa qëndrimi para telefonave në shtëpi. “Prindërit ta qetësojnë veten sepse ne jemi modeli i tyre dhe ata janë në mosha të brishta. Po ishim ne konfuzë, fëmijët do të jenë më konfuzë. Ne i kompromentojmë shëndetin mendor fëmijëve”, shtoi psikologia.
Mësimi me turne dhe reduktimi i orëve në 30 minuta janë masa që do të japin rezultate pozitive sipas pediatres. Më 14 shtator mijëra nxënës do të rikthen në shkolla me një sjellje të re. Mësimi do të jetë me turne, i reduktuar në kohë, ndërsa nxënësit dhe mësuesit do të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe me maska.