Mësimi në pandemi dëmton fëmijët: Na pengon maska
Zbatimi i masave anti covid në shkolla, edhe pse një element i nevojshëm për pandeminë, duket se po vendos në vështirësi nxënësit, veçanërisht ata të fillores. Së bashku me masat anticovid nxënësit përballen edhe me vështirësitë e shkaktuara nga mbajtja e maskës, shkurtimi i orëve të mësimit dhe pamundësia për tu socializuar me bashkëmoshatarët.
Masat anticovid në shkolla me orët e shkurtuara, mësimin me turne, përdorimin e maskës dhe shmangien e distancimit social po ndikojnë negativisht në aspektin social mes fëmijëve e kryesisht për ata të klasave të para. Disa prej tyre thonë se mbajtja e maskës i pengon të flasin ndaj dhe në disa raste detyrohen t’i heqin.
”Më bezdis, edhe nga syzet sepse me vjen avulli. Është e vështirë sepse nuk mund të flasim. Edhe mësuesja na thotë që të heqim maskën gjatë mësimit se nuk mund të shqiptojmë mirë.”
periudha e karantinës dhe ruajtja e distancës në klasë i ka bërë fëmijët të ndjejnë mungesën e socializimit me shokët
”Gjatë verës më kanë munguar shumë, nuk i kam takuar. Ndjehem sikur e vetmuar.”
Disa prej tyre thonë se në 25 apo 30 minuta kanë raste që nuk u mjafton koha për të kryer detyrat e klasës.
”I mbarojmë dhe kur nuk na dal koha i mbarojmë në shtëpi.”
Me shqetësim shihet situata edhe nga sociologët. Zyhdi Dervishi thotë se ndoshta do të ishte më mirë që këtë vit të mos niste shkolla për klasat e para.
”Mendoj se goditen më shumë nxënësit e klasave të para. Të shkosh pr herë të parë në shkollë dhe të mbash distanca me të tjerët, është një traumë e madhe. Ndoshta klasat e para nuk do duhej të fillonin këtë vit.”
Pavarësisht problematikave, sociologët thonë se mësimi në klasa është një hap i mirë për rikthimin gradual në normalitet. /Ora News