Mësimi në Universitet? Daja: E mira është që studentët të rikthehen pas 2 javësh por…
Disa ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk shtuan masat, por bënë me dije se ndoshta pas dy javësh studentët do të rikthehen në auditore. Epidemiologia Rovena Daja, thotë se javët e fundit ka pasur një rritje të infektimeve tek të rinjtë, pasi nuk kanë respektuar masat anti-covid.
“Normalisht që moshat që janë më të vjetra që kanë sëmundje shoqëruese janë më të kujdesshëm, përdorin maska, mbajnë distancën me njëri-tjetrin. Moshat e reja grumbullohen më shumë, sepse është i vërtetë fakti që tek moshat e reja kalon më lehtë”, u shpreh ajo.
Ajo theksoi se hapja e universiteteve varet nga shifrat e dy javëve të fundit, sa i përket numrit të infektimeve. ”Në fakt për studentët do ishte mirë që universitet të hapeshin, por realisht duhet të shikojmë të dhënat e këtyre dy javëve”.
Për më tepër, nënvizoi se ”Meqë dy javët e fundit të dhjetorit kanë qenë Krishtlindjet dhe Viti i Ri dhe njerëzit janë grumbulluar, kemi një frikë se mund të kemi një rritje të rasteve. Do të analizojmë të dhënat e dy javëve që jemi në vazhdon. Nëse numri i rasteve do të na ulet pse të mos hapen, por nëse numri i rasteve do të na rritet, jemi të detyruar që të mos i hapim universitet”,-tha për ”euronews”.