Mësimi nga TV, Shahini: Vetëm 15% në fshatra kanë vështirësi
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, thotë se vetëm 15% e nxënësve nuk po arrijnë që të marrin leksionet, ndërsa pjesa tjetër vijon normalisht përmes RTSH-së. E pyetur nëse rrezikohet viti shkollor, ministrja tha në “Report Tv”, se nuk është momenti për të marrë vendime të tilla. Shahini konfirmoi edhe rastin e mësuesit në shkollën jo publike në Korçë, që është prekur me koronavirus, sipas saj nga kontakti në Greqi.
Deklarata e plotë
Deri tani kemi ecur mirë por edhe 15% e nxënësve të lidhën më mësuesit që të marrin leksionet,nuk e di nga cilat vende janë këto 15% të nxënësve, në zonat rurale e kanë më të vështirë komunikimin me mësuesit e tyre sepse mungon sinjali për t’i parë leksionet nga RTSH, procesi online është produktiv.
Nuk ka nevojë të humbet viti shkollor, pjesën më të madhe e kemi mbyllur dhe pjesën tjetër po e ndjekim nga shtëpia, nuk është moment për ta marrë këtë vendim sepse është shumë herët, kemi bërë fasha ku një grup i vogël i mësuesve po bën xhirime për leksionin e javës që do të vijë.
Shkollë jopublike në Korçë, mësuesi është infektuar me virus në Greqi, ka prejardhje greke, të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me ta po ndiqen nga mjekët, shkolla ka përhapur panik me lajmërimin që ka bërë, nuk duhet të bëjmë lajmërime të tilla. Regjistrimi i fëmijëve në shkolla, ne kemi filluar që në 2019 për të kaluar shërbimet tona online. Jam e bindur që do ja dalim duke mos ngelur mbrapa për këtë vit shkollor.