Mësimi online, 75% e studentëve paguajnë çdo muaj konviktin
Të gjithë studentët që kanë paguar më herët konviktin, do tu rimbursohen ndërsa ajo që vlen për tu theksuar është se për studentët të cilët do t’i rikthehen konviktit në momentin që do t’i rikthehen edhe auditoreve paratë e paguara do të kalojnë në muajt kur do të shfrytëzojnë konviktin.
“Vetëm 5% e studenteve kryejnë një pagesë të plotë për vitin akademik, 75% e tyre bëjnë pagesa mujore dhe vetëm 20% pagesa 2 apo 4 mujore. Nëse disa nga ta do kërkojnë tu rikthehet kjo pagese atëhere paraqiten me një kërkesë e tyre duke vendosur emër mbiemër, numrin e dhomës, godinës, muajt që kanë paguar dhe numrin iban të bankës. Direkt më pas vijojmë me procedurën e rikthimit të pagesës në numrin e llogarisë së tyre personale. Pjesa tjetër e atyre që do rikthehen në një urdhër të dytë, kjo pagesë që kanë kryer do tu spostohet sipas datës së fillimit të shkollës”, tha Ornela Dume, Drejtoresha e Shërbimeve studentore.
Si ka vijuar kjo procedure qe nga dita e vendimit dhe sa te qarte janë studentet? “Deri tani numri i studentëve të larguar, që është një numër që ndryshon çdo orë është 1400. Një pjesë të mire prej tyre i duhet dhoma edhe nëse ata nuk kanë kryer pagese për muajin nëntor dhe vendin e kanë për tu rikthyer mjafton që të bëjnë pagesën në vazhdim”, tha ajo.