Mësimi online, kreu i LRI-së Kavajë: Shqetësuese janë pagat vjetore për çdo student
Kreu i LRI-së së Kavajës, Baki Dervishi, del kundër vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë e Covid-19, që viti i ri akademik do të nis online. Sipas tij, zgjidhja do të ishte që leskionet që zhvillohet online, kurse seminaret në auditore. ”Shqetësim tjetër është ai i pagave vjetore për çdo student. Së pari mijëra studentë për shkak të pandemisë kanë humbur vendin e punës (ose familjarë të tyre), ose nuk shkojnë fare në qytetet përkatëse ku kryejnë studimet ndaj nuk kanë mundësi punësimi për përballimin e studimeve (e dijmë të gjithë që mbi 70% e sdudentëve punojnë që të shkollohen)”,-shkruan Dervishi në facebook.
Postimi i plotë
Nuk jam aspak dakord me vendimin e Ministrisë së Shëndetsisë për mbylljen e Univestiteteve! Studentët e nivelit Bachelor, e kanë të pamundur përshtatjen me mësimin online, të paktën përsa i përket pjesës së seminareve.
Mendoj se zgjidhja e duhur për studentët e nivelit bachelor do të ishte aplikimi i leksioneve online, ndërsa seminaret në auditore! Niveli Master leksione dhe seminare online, pasi ky nivel është mësuar me metodikën e fakultetit përkatës dhe e ka më të lehtë të përshtatet!
Shqetësim tjetër është ai i pagave vjetore për çdo student. Së pari mijëra studentë për shkak të pandemisë kanë humbur vendin e punës (ose familjarë të tyre), ose nuk shkojnë fare në qytetet përkatëse ku kryejnë studimet ndaj nuk kanë mundësi punësimi për përballimin e studimeve (e dijmë të gjithë që mbi 70% e studentëve punojnë që të shkollohen).
Së dyti, në çdo shtet në botë studimi e nivelit Master online është me një tarifë shumë herë më të ulët sesa studimi i rregullt në auditore. Ndaj unë mendoj se të paktën duhet përgjysmim i tarifave për çdo student, kjo si pjesë e paketës mbështetëse në sektorin e Arsimit për shkak të pandemisë, por edhe si ulje e kostos së fakulteteve përkatës për shkak të mungesës së frekuentimit të auditoreve nga studentët!