Mësimi virtual, Ministria e Arsimit udhëzon maturantët: Librat për testet
Ministria e Arsimit ka filluar sot dhënien e udhëzimeve për nxënësit për të mësuar në mënyrë virtuale.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Shahini publikon linqet e të dy librave të maturës, matematikës dhe gjuhës shqipe, ku maturantët mund të lexojnë, pasi sipas ministres, i ndihmojnë ata për t’u familjarizuar me natyrën e testeve.
Për maturantët:
Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.
Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.
Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia:
http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf
Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje: