“Mesnata” çon 4 persona në pranga për prostitucion, edhe një turk

Katër persona janë arrestuar në Cërrik për shfrytëzim prostitucioni. Në sajë të operacionit të koduar “Mesnata”, policia njoftoi se janë arrestuar shtetasit S. J, 23 vjeçe, nga Cërriku, shtetasi turk M. Odabasi, 32 vjeç, Ervis Meno dhe Marsel Hima nga Cërriku.

Shtetasi turk është kapur në flagrancë me 23-vjeçaren që ushtronte prostitucion, në një hotel në Cërrik.

Meno dhe Hima akuzohen për shfrytëzim për prostitucion të 23-vjeçares. Po ashtu, mbi ta rëndon akuza e mbajtjes së ambienteve për prostitucion dhe armëve të ftohta. Hetimet vijojnë për persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?