Mësohet emri i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Mësohet emri i ri i Drejtorit të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha sot se detyrat e Gledis Nanos për momentin detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë Tonin Vocaj dhe shumë shpejt besoj do t’ju lajmërojmë dhe për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.
Por ndërkohë burime bëjnë me dije se drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të jetë Muhamet Rrumbullaku, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja.
Sipas burimeve, Rrumbullaku e ka pranuar ofertën për të qenë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit.