Mësohet ora kur do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD

Në orën 15:00 do të zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar, një ditë pasi Kuvendi Kombëtar votoi ndryshimin e Statutit dhe shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar.

Rendi ditës

1. Miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmtojnë rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve.

Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për falsifikimin dhe shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?