Mëson në Gjykatë që foshnjen që e braktisi nuk jeton, 30-vjeçarja: Më zunë dhimbjet, i dashuri nuk u interesua!
Këtë të dielë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 30 vjeçaren e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum pallati në Yzberisht. Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, 30-vjeçares do t’i bëhet ekspertiza psikologjike.
Ajo e mësoi në Gjykatë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të djalit. Pas masës ‘arrest shtëpie’ të caktuar nga gjykata e Tiranës, 30 vjeçarja ka treguar dramën sese i dashuri i saj e kishte braktisur dhe nuk ishte interesuar për shtatzaninë e saj.
“Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranonin pasi isha e pamartuar”- ka deklaruar 30 vjeçarja.