Mësoni oraret e leksioneve që do të shfaqen në ekranin e RTSh-së

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka publikuar oraret dhe lëndët që nxënësit do të mund të ndjekin ditën e sotme në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Në një status në Facebook, Shahini shkruan se nga ora 18:00-19:30 do të transmetohen leksionet e biologjisë nga mësueset: Klotilda Jaupi (klasa 6 dhe 7), Kozeta Krimce (klasa 8 dhe 9) dhe Mirela Bega (klasa 10-12). “RTSH Shkollë, sot, ora 18:00-19:30 do të transmetohen këto leksione të biologjisë nga mësueset: Klotilda Jaupi (klasa 6 dhe 7), Kozeta Krimce (klasa 8 dhe 9) dhe Mirela Bega (klasa 10-12). Pas orës 19:30, leksionet i gjeni në kanalin youtube të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?