Mësoni për motin para se të shkoni në plazh, parashikimi për këtë të dielë
Kjo e dielë do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare sa i takon veriut dhe zonave qendrore, ndërsa vetëm kthjellime në jug të vendit.
Nga mesdita dhe ne vijim, jugu mbetet kryesisht i kthjellët ndërsa vranësirat bëhen më të dukshme në qendër dhe kryesisht në veri, ku në skajet veri-verilindore të vendit priten sërish shira afatshkurtër. Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2°C në mëngjes e mesditë duke luhatur dy vlerat skajore të ditës nga 12 në 35°C.
Po ashtu era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare gjatë pjesës së dytë të ditës me drejtim perëndimor deri në mbrëmje kur era do të marrë drejtim jugor. Dallgëzimi në brigjet detare do të jetë i ulët deri afër mbrëmjes kur pritet që dallgët të ngjitën në 2 ballë.