Mësoni të gjitha masat që lehtësohen. Nisin nga 1, 15 qershori dhe më pas nga 1 korriku

Pas javëve me shifra drastikisht të ulëta nga pandemia e Covid-19 dhe daljes së Shqipërisë nga zona e kuqe e virusit vdekjeprurës, bëri që sot Komiteti Teknik i Ekspertëve të prezantonte një sërë masat që këtë herë janë më të lehtësuara. Masat e para që lirohen nisim më 1 qershor, pastaj pjesa tjetër më 15 qershor dhe më pas masat do të lriohen edhe më tej nga 1 korriku e në vijim.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, njëherësh edhe zv/ministre e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se nga 1 qershori do të hiqet maska mbrojtëse në ambientet e jashtme, por jo të brendshme, ora policore do të jetë 23:00-06:00, ndërsa nga 1 korriku tifozët rikthen në stadiume deri në masën 30 %. Do të lejohen edhe aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar kjo deri në 30% të pjesëmarrësve.

“Analizuam dinamikën e situatës epidemiologjike për të përcaktuar vijimësinë e masave që do të kemi. Situata është e kontrolluar. Siç duket nga shifra dhe situata është e kontrolluar dhe mendojmë se ky kontroll ka të bëjë më përcaktimi i masave në përputhje me situatën epidemiologjike dhe ndihet efekti i vaksinimit masiv. Në këtë situatë mendojmë se kemi një lehtësim të masave . Nga 1 qershori hiqet maska nga ambinetet e jashtme por do të mbetet në ambientet të mbyllura dhe në transporton publik dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi social. Ora policore shtyhet me 1 orë nga ora 22:00 bëhet në orën 23:00-06:00. Klubet e natës dhe diskot do të mbete e mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00. Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhet në 50 persona. Nga nga 1 korriku nëse situata mbetet e kontrolluar ora policore do të vendoset 24:00-06:00, ndërsa për muzikën nuk ndryshon. Tifozët rikthen në stadiume dhe do të lejohen deri në masën 30 %”.

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, tha se paçka uljes së transmetueshmërisë së virusit, pandemia nuk ka përfunduar. Ajo apeloi për ruajtjen e vigjilencës dhe respektimin e masave. ”Pavarësisht dendësisë së ulët të transmetimit të virusit, incidenca ka zbritur në 14 për 100 mijë raste me ulje të mesatares ditore 28 në 42. Numri i bashkive me raste të reja është 9, 48 meshkuj 52 femra shtrimet spitalore të ulët, 7 persona në terapi intensive. Për disa javë po bie pozitiviteti i mostrës në 0.8 %. Ndihmesë ka qenë procesi i vaksinimit që po shkon me ritme të shpejta. Por pandemia nuk ka përfunduar. Është e rëndësishme të zbatojmë maskat të mbajmë maskat distancën dhe higjienën”, deklaroi Fico.

Nga 1 qershori:

1-Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do të vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura, si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.

2-Ora policore shtyhet në orën 23:00-06:00.

3-Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura.

4-Muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 qershori:

1-Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të IShP.

Nga 1 korriku:

1-Ora policore shtyhet në orën 24:00 -06:00.

2-Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

3-Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30%, sipas protokollit të IShP.

4-Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

SHKARKO APP