”Mësues për Shqipërinë”, Shahini: Kërkesa të lëna në hije, pezullohet drejtuesja në Mat
Ministrja e Arsimit Besa Shahini, në një deklaratë për mediat, bëri me dije se politikat ndaj zyrave arsimore në vend do të ndryshojnë, pasi deri më tani janë rezultuar shumë kërkesa pa përgjigje në platformën “Mësues për Shqipërinë”.
Shahini bëri me dije se është pezulluar drejtuesja e zyrës arsimore në Mat dhe se në Gramsh e Elbasan do të dërgohet dikush nga Tirana që do të verifikojë kërkesat e vitit të kaluar. Duke i përmendur si tre vende që kanë një nevojë të lartë të mësuesve, Shahini shtoi më tej se zyrat arsimore, të cilat kanë si detyrë adresimin e kthimin e përgjigjes në kohë të problematikave, do t’i nënshtrohen një riorganizimi e rregulloreje të re.
“Ata në parim do duhej të ishin në gjendje, që ne nga Tirana nuk jemi në gjendje ta bëjmë, të plotësojnë nevojat gjeografike. Puka, Shkodra dhe Lezha kanë nevoja të larta për mësues, për shkak se këto të fundit i janë drejtuar Tiranës. Ata duhet të adresojnë në mënyrë kreative këto problematika por edhe në rast se nuk mund t’i adresojnë, për shkak se janë kërkesa të padrejta ose vështirësisë që hasin, të paktën për korrektësi të kthejnë përgjigje në kohë”, u shpreh Shahini.
KOHA JONË SONDAZH

