Mësuesi 62-vjeçar: Çfarë i bëra nxënëses unë, mollë ishte ajo që ta kafshoja?

 

Mësuesi 62-vjeçar Demir Hoxha, i akuzuar për abuzimin seksual me nxënësen e vet 11 vjeç e gjysëm, ka shokuar hetuesit me dëshminë gjatë marrjes në pyetje

Për çfarë më akuzoni kot mua… !?

Pse, çfarë i bëra unë asaj… !?

Mollë ishte ajo, që ta kafshoja unë?”.

Kështu mësohet ta ketë kundërshtuar prokuroren gjatë marrjes në pyetje mësuesi 62-vjeçar, raporton "Shqip".

Ndërkohë që ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, 62-vjeçari Hoxha është përpjekur t’u shmanget pyetjeve të hetuesve kur është përballur me dëshminë e vajzës dhe me përgjimet ambientale të siguruara gjatë hetimeve paraprake.

Burime të gazetës kanë pohuar se ndaj 62-vjeçarit Demir Hoxha janë siguruar prova të pakundërshtueshme që vërtetojnë se ai ka kryer abuzim seksual me të mitrën A. K. nga fshati Kryekuq i Rrethit të Lushnjës, ku ai jepte mësim prej 43 vitesh.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se ai nuk ka qenë bindës në versionin e tij, duke pasur kundërshti dhe mungesë arsyetimesh në ato që thoshte.

SHKARKO APP