Mësuesi grek rezulton pozitiv me koronavirus në Korcë. Një pjesë e stafit të shkollës vetëkarantinohen

Në shkollën jopublike të Korcës, ku një mesues ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka rreth 430 nxënës që marrin mësim.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se mësuesi i infektuar është etnik grek. Ai ka ardhur ditën e hënë në shkollë, pas pushimit të fundjavës dhe është rikthyer po brenda të së hënës sërish në Greqi.

Ai ka bërë analizat rutine në shtetin grek dhe ka zbuluar se ka qenë i infektuar me Covid 19. Pas mbërritjes së informacionit, një pjesë e mësuesve të shkollës janë vetë-karantinizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?