Mësuesi i fiskulturës, doli përdorues droge

Një mësues fizkulture në gjimnazin e Manzës në Durrës është larguar nga puna pasi dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike.

Lajmi u konfirmua nga drejtoresha e arsimit në Durrës, Lindita Muka, në një takim në prefekturën e Durrësit, me qëllim sensibilizimin e të rinjve për të denoncuar kultivimin e drogës.

Pak ditë më parë shkarkuam nga detyra një mësues të gjimnazit të Manzës, pasi dyshonim se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Mësuesi kishte krijuar probleme të ndryshme në gjimnaz. I ishte tërhequr vrejtje për çështje disiplinore disa hërë. Në këto kushte, u mblodh këshilli disiplinor i shkollës, i cili bëri pezullimin e mësuesit. Më pas ai dha dorëheqjen, dhe Drejtoria Arsimore firmosi prishjen e kontratës me të”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, burimet nga shkolla bëjnë të ditur se mësuesi i fiskulturës kishte marrë disa herë vrejtje për thyerje të disiplinës, madje kishte rënë në sy të nxënësve dhe stafit pedagogjik të shkollës si konsumues i kënabisit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?