Mësuesi i shkollës private në Korçë me koronavirus, prindërit njoftohen pas një jave

Një mësues pranë shkollës private “Omiros” në Korçë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Abcnews.al raporton se gjithçka është zbuluar pas një letre që drejtuesit i kanë dërguar prindërve të nxënësve duke i njoftuar se një pjestar i stafit ishte i konfirmuar me koronavirus dhe tashmë ishte i shtruar në spital në Greqi.

Në letër, drejtoria i këshillon prindërit që të bëjnë kujdes pasi mund të jenë infektuar, edhe pse mundësia sipas tyre është e ulët.

Pjestari i stafit ka qenë më datë 14 mars për herë të fundit në shkollë dhe mund të ketë patur kontakte me nxënësit.

“Shkolla jonë u mbyll ditën e hënë, 4 ditë para se të shfaqej rasti, dhe ishte e vetmja ditë që dikush prej stafit dhe fëmijëve mund të ketë erdhur në kontakt me personin e infektuar i cili nuk ishte në dijeni për problemin deri ditën që iu shfaqën shenjat e para dhe shkoi në spital, ku pas analizave rezultoi pozitiv.

Duke pasur parsysh dhe propabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar t’iu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e mëposhtme në rast se keni një prej shenjave të bëra publike e që lidhen me infektimin nga ky virus.
Më poshtë kemi udhëzimet e Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik”, shkruhet në njoftimin e shkollës.

SHKARKO APP