Mësuesi i vetëm në protestë: Kukësi pa rini në ditën kombëtare të rinisë
Kukësi pa rini dhe me shkolla pa nxënës, janë arsyet e protestës së mësuesit të biologjisë, Besmir Muslia, në ditën kombëtare të rinisë, 8 dhjetorin. Ai ishte i vetëm në sheshin e Kukësit me pankartat që pasqyronin gjendjen e sotme të këtij qyteti, pa rini dhe pa shpresë.
I vetëm me pankarta që era tenton t’i shkëpusë, mësuesi i biologjisë Besmir Muslia ka protestuar në Ditën Kombëtare të Rinisë, pikërisht mbi gjendjen në të cilën ndodhet sot rinia në Kukës.
35 vite nga koha kur rinia e dikurshme shqiptare vendosi ndryshimin e kursit të Shqipërisë, mësuesi me keqardhje ka një urim të dhimbshëm, “mos e paçi fatin e rinisë së Kukësit”. Mbyllja e shkollave vit pas viti ishte arsyeja tjetër e kësaj proteste të mësuesit.
KOHA JONË SONDAZH

