Mësuesi në Kumanovë i mëson nxënësve këngë për trimat e kombit, Pojana: Bashkimi më i madh është bashkimi i zemrave

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka shpërndarë ditën e sotme videon e një mësuesi shqiptar në Kumanov i cili i mëson nxënësve një këngë për trimat e kombit!

‘Le t’i bashkojmë zemrat me të gjithë shqiptarët kudo ku janë e le të rrahin zemrat tona shqip!’- shkruan Pojana krahas videos.

Postimi i plotë:

Sa bukur nis dita me këtë video, e cila tregon dashurinë e madhe me të cilën mësuesi shqiptar në Kumanov i mëson nxënësve një këngë për trimat e kombit!

Sa na duan e sa në borxh jemi ne ndaj motrave dhe vëllezërve shqiptarë që jetojnë në tokat e tyre por në shtet të huaj!

Bashkimi më i madh, është bashkimi i zemrave!
Le t’i bashkojmë zemrat me të gjithë shqiptarët kudo ku janë e le të rrahin zemrat tona shqip!

🇦🇱❤️

SHKARKO APP