Mësuesi pedofil në Berat, krim kundër fëmijëve

Engjëllush Bregu, një ish-mësues fizike dhe informatike, ishte rikthyer në punë në shkollën “22 Tetori”, 12 vite pasi ishte dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve.

Pas kryerjes së dënimit, nga viti 2004 deri në vitin 2009 mësuesi ka luajtur ping-pong me emërimet e tij derisa sa është akuzuar sërish nga dhjetëra prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre.

”Më shumë shqetësohemi për shiritat e rrugëve që priten në kohë se sa për fëmijët në shkolla. 30 organizata i kanë hartuar një program Ministrisë së Arsimit, për mënyrën sesi duhen mbrojtur fëmijët në shkolla, program që duhet ta hartonte vetë institucioni, por që edhe propozimi i shoqërisë civile ka mbetur në sirtar. Ja kemi bërë gati, por ka 2 vite e ca që nuk e miratojnë”, thotë Altin Hazizaj nga CRCA Albania.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?