Mësuesi përdhunon nxënësen në Lushnjë, pranga edhe një pedofili në Korçë

Dy të moshuar, njëri prej të cilëve mësues shkolle përfunduan sot në pranga, nën akuzë për vepra të turpshme me të mitura, apo për marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarjet janë shënuar në Korçë e Lushnjë.

Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një të moshuar, i cili është vënë nën akuzë se ka kryer vepra të turpshme me të mitur. Shtetasi i arrestuar është Ilia Kovaçi.

I moshuari, sipas policisë, ka kryer vepra të turpshme me 12-vjeçaren A.E. ai është denoncuar nga prindërit e vajzës dhe ka përfunduar në qeli.

Lushnjë

Policia e Lushnjës ka bërë të ditur se ka ndaluar një mësues 62-vjeçar, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij.

Mësuesi Demir Hoxha akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me nxënësen me iniciale A.K. Mësuesi, pas denoncimit të prindërve të nxënëses,  dyshohet se e ka dhunuar nxënësen në ambientet e shkollës në fshatin Zharnec të Divjakës.

SHKARKO APP