Mësuesin e heqin nga puna për dhu*në, nxënësit në protestë: I bënë kurth

Vendimi për heqjen nga puna të mësuesit të matematikës Ramiz Bajrami në shkollën 9-vjeçare ”Kosova” në Lezhë, nuk është pritur aspak mirë nga nxënësit e klasave të nënta. Këtë të enjte ata bojkotuan procesin mësimor dhe dolën në protestë. Pak ditë më parë mësuesi u shfaq në një video në rrjetet sociale duke goditur një nxënës gjatë orës së mësimit.

Por vetë nxënësit e konsiderojnë të padrejtë vendimin e Ministrisë së Arsimit, që sipas tyre mësuesi u provokua dhe ra pre e një kurthi brenda klasës. Stafi pedagogjik dhe Komisioni i Disiplinës nuk ka kërkuar asnjë lloj mase ndaj mësuesit, ndaj dhe nxënësit e irrituar kërkojnë që ministria të tërhiqet nga ky vendim i padrejtë.

“Ne kemi vendosur që të bojkotojmë. Nuk do të hyjmë në mësim derisa profesori ynë të kthehet në krye të punës. Përderisa nxënësi nuk ka pasur shenja dhune e kanë hequr kot nga dhuna e kanë heq kot nga puna dhe ne s’do futemi në mësim derisa profesori të kthehet në punë. Kemi dalë në protestë për profesorin tonë dhe nuk futemi në mësim. Nuk pranojmë asnjë mësues tjetër që të na bëjë mësimin. E kanë hequr prej pune pa të drejtë”, thonë nxënësit.

SHKARKO APP