Mësuesit ankohen për oraret: Plani i Ministrisë së Arsimit është jo i duhur

Plani i Ministrisë së Arsimit për vitin e ri shkollor në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, nuk po funksionin ose nuk është efekt për një pjesë. Mësuesit në Lushnje ankohen për orarin e zgjatur të punës. Kryetari i sindikatës së mësuesve të Lushnjes, Pirro Kallajxhiu thotë se metoda e punës që ka përcaktuar Ministria e Arsimit është e papërshtatshme dhe shumë e lodhshme

”Kjo është në kundërshtim me ligjin e firmosur nga ministria e arsimit ku një mësues nuk mund të punoj më shumë se 6 orë mësimore në ditë. Vënia në zbatim e rregullores së re të vënë nga ministria bën që një mësues matematike, fizike, kimie, lëndë të cilat mësuesi është i detyruar të rri në këmbë më shumë se 8 orë”,-thotë Kallajxhiu.

Për këtë problem sindikata e mësuesve ka komunikuar me të gjithë drejtorët e shkollave por këta të fundit nuk kanë bashkëpunuar me justifikimin e një udhëzimi nga lart. Sindikata i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që të zbatojë ligjin dhe kontratën që ajo ka firmosur vet, në të kundërt do të kërkohet nga mësuesit të reagojnë duke bojkotuar. Në Lushnje janë 15 shkolla të cilat po funksionojnë me turne.

SHKARKO APP