Mësuesit bllokohen nga bora, pezullohet mësimi në disa shkolla

Prej ditësh vendi ynë është përballur me ulje të ndjeshme të temperaturave, ku shumë rrugë mbeten të bllokuara, kryesisht zonat rurale, për shkak të reshjeve të borës. E mes qarqeve problematike është edhe ai i Elbasanit.

Disa prej mjeteve të transportit të mësuesve nuk kanë mundur të shkojnë dot në destinacion, duke u kthyer sërish nga rruga.

Kjo ka bërë që në tre shkolla të Bashkisë Elbasan, Labinot Mal, në Qaf Shmil dhe në Lukaxhi, të pezullohej mësimi. Ndërkohë, në bashkitë Librazhd e Përrenjas, mësimi nuk zhvillohet në 8 shkolla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?