Mësuesit e rinj, brenda 5 qershorit dorëzimi i dosjeve
Të gjithë kandidatët që duan të ushtrojnë profesionin e mësuesit duhet të dorëzojnë dosjen personale në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar deri në datën 5 qershor. Ata kanë të drejtë të konkurojnë në tre zyra arsimore.
Shkëlqim Allkaj: “Dosja e kandidatit është thjeshtësuar nga ajo që ka qënë më parë, qëllimi i këtij thjeshtësimi është që të krijohet një shans i barabartë midis mësuesve me përvojë dhe mësuesve pa përvojë. Pra jane katër komponentë kryesorë :nota mesatare, kualifikimi i mësuesve gjuha e huaj dhe kreditet.
Pas vlerësimit me pikë të dosjes, mësuesit e rinj apo ata që duan të ndryshojnë vendin e punës, duhet t`i nënshtrohen testit të informatizuar, datat e së cilit caktohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.
Shkëlqim Allkaj :”Testimi do të zhvillohet në Qendren e Shërbimeve Arsimore me kalandar të miratuar nga Qëndra e Shërbimeve Arsimore. Testimi është i informatizuar do të thotë që bëhet elektronik , bëhet përballë kompjuterit. Kanditatët i marrin përgjigjet në moment pas përfundimit të testit.”
Në bazë të pikëve të dosjes dhe testit bëhet renditja në Portal. Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkëlqim Allkaj thotë se kandidatët duhet të tregohen të saktë me adresën elektronike pasi përmes saj do të njoftohen për vendet vakante.
Vendet e punës menjëherë publikohen në faqen zyrtare të Zyrës Kuvendore në faqen zyrtare të Rajonit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme dhe Portalit Mësues për Shqipërinë. Njoftimi kanditatëve u shkon sipas rradhës me postë elektronike.
Prej 5 vitesh, mësuesit emërohen përmes portalit, duke evituar kontaktet me Drejtoritë Arsimore. Përmes tij, vitin e kaluar janë punësuar rreth 1700 mësues. Menjëherë sapo krijohet një vend i lirë pune, ai që renditet i pari nënshkruan dhe kontratën
KOHA JONË SONDAZH

