Mësuesit me medaljen “Naim Frasheri”, Ndue Kola, i vendoset emri në shkollën ku ai dha shpirtin për brezin e ri

Nga Nilda Halili-

Në Shqipëri ka njerëz idealist, pasionantë për të edukuar brezin e ri, militant të parimeve të tyre se duhet sakrifikuar gjithçka për fëmijët që të mësojnë dhe të rriten në këtë vend të bukur të bekuar nga Zoti, por që politika e këtyre 31 viteve e ka ngatërruar dhe lenë pas ritmit europian që kërkonte edhe mësuesi që kishte dekoratën e lartë presidenciale “Naim Frasheri”. Ai quhet Ndue Kola.

Ai ka 12 vite që ka ndërruar jetë, por i shikon bashkëfshatarët e tij dhe qindra e qindra ish-nxënës të tij, nga kisha e Prull-Spitenit, e cila falë kontributit të banorëve dhe veçanërisht të djalit të tij Marjanit, aty është ndërtuar tashmë kryqi katolik më i madh në krejt Ballkanin Perëndimor.

Ai ishte njeri i shenjtë në fe e në parime, ishte humanist përveçse një mësues që u fik si qiriri në shërbim të nxënësve.

Ndaj në respekt të tij, Këshilli Bashkiak i Lezhës, firmosur nga Pjerin Ndreu dhe miratuar nga Prefekti qarkut Lezhë, Gjok Jaku, shkollës 9 vjeçare në Spiten të Lezhës, atje ku dha mësimet e fundit, pikërisht kësaj shkolle iu dha emri i tij NDUE KOLA.

Një “Naim Frasheri” vendoset te kjo shkollë 9 vjeçare ku kanë dalë emra që kanë bërë histori në vendin tonë.

SHKARKO APP