Mësuesit: Punojmë në terror! Vokshi: Më 25 prill keni në dorë ndryshimin!

Albana Vokshi u takua me mësues në zonën e Laprakës, me të cilët ndau jo vetëm urimet për ditën e mësuesit, por edhe shqetësimet e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me mësuesit, Albana Vokshi theksoi planet e PD për të ringritur arsimin dhe për t’i kthyer dinjitetin mësuesve pas mbështetjes së tyre me votë në 25 prill.

“Në 8 vite figura e mësuesit nuk është respektuar, por është shantazhuar për të punuar e votuar për partinë në pushtet.” – tha Albana Vokshi, e cila vuri në dukje dhe keqtrajtimin financiar të mësuesve. “Në 8 vjet, ka rritur vetëm 40 mijë lekë, pra, çdo vit vetëm 5 mijë lekë. Ka hequr pagën e 13-të, shpërblimet. Paga e mësuesit është ulur praktikisht. Por kemi një lajm të mirë. Kjo mund të ndryshojë. Është në dorën tuaj, në dorën e qytetarëve.” – tha Albana Vokshi.

Një mësues tregoi sesa i kishte kushtuar vota për PS këto 8 vjet. “Për të gjithë ne llogaria në fund është sa para çojmë në shtëpi. Në 8 vite, qeveria u ka hequr nga xhepi mësuesve 12 miionë lekë. Pra, vota për qeverinë Rama na ka kushtuar minus 12 milionë lekë në 8 vjet”. –tha ai.

Një mësues tjetër tregoi për mungesën e lirisë së mendimit. “Punojmë në një terror. Kanë ardhur me frymën e injorantit. Drejtojnë injorantët dhe ata ushtrojnë trysni dhe presion.”- u shpreh mësuesi, ndërsa vuri në dukje edhe rënien e cilësisë në arsim.

“Ne jemi mësues, por jemi prind mbi të gjitha. Po e vuaj me fëmijët e mi rënien e cilësisë në arsim”- tha ai, duke u mbështetur nga një mësuese tjetër, e cila tha se i ka hequr nga sistemi publik për këtë arsye. “Pse duhet të degradonte shteti kaq shumë, kur mësuesit i ka të përkushtuar, pse sjell militantë, kur ka specialistë të arsimit. Jemi bërë si sekretarë. Mbajmë më shumë dokumentacion sesa shpjegojmë.?!”

Ndriçim Mehmeti shpjegoi në emër të PD se disa pengesa që ndikojnë në mbushjen e arsimit me militantë do të hiqen.

“Me Abanën kemi bërë një rrugë të gjatë dhe të ashpër dhe dy gjëra janë kryesore kurrikula dhe rroga. Kurrikula është e vështirë të ndryshohet menjëherë, por kemi mundësi që të bëjmë një reformë sistemike. Të heqim këtë model 3 lëndë në 6 orë e të krijojmë mundësi që mësuesi është vendimarrës për kurrikulën. Portali do të hiqet përfundimisht. Kemi plan meritokratik që heq duart e politkës nga arsimi. I kthejmë dinjitetin mësuesit, që të mos vijë më shitësi i syzeve. Ne do ta bëjmë mësuesin të ndjehet zotni.”- tha Ndriçim Mehmeti.

Albana Vokshi theskoi se vetëm përmes investimit në arsim vendi mund të shkojë përpara.

“Kemi një qevrisje që qeveris përmes padijes, kemi një kryeminstër të paditur. Investimi më i sigurt në ekonomi është arsimi. UNICEF llogarit se për shkak të nënfinancimit, ekonomia humbet 35 milionë usd vetëm në 1 vit. Nga ana tjetër, nëse mbyllet një shkollë, hapet një burg. Rama ka mabyllur 430 shkolla në 8 vjet. Kemi bërë betejën tonë që arsimi të ketë vendin e nderit në programin e PD. Pagat do të rritën 15 përqind çdo vit. Askush nuk do të ketë pagë më të ulët se 700 euro. Do të rikthehen shpërblimet, promovimet dhe rekrutimet sipas meritokracisë, jo me portale propagande. Pas 25 prillit do të qeverisim me një qeverisje të dijes, me një kryeministër që do të mendojë për ju, për fëmijet tanë dhe për arsimin. Në 25 keni në dorë të bëni ndryshimin. Ju do të fitoni, Shqipëria do të fitojë arsimin. Ky është objektivi ynë final.”- tha Albana Vokshi.

SHKARKO APP