Mësuesja lushnjare: Spitali i Lushnjës si dushet e nazizmit

Mësuesja Aida Sema nga Lushnja, nga shkolla “4 dëshmorët”ka prezantuar në takimin me kreun e opozitës, një situatë të rëndë prej pandemisë që mbretëron jo vetëm në institucionet arsimore të Lushnjës, por edhe përtej tyre në kushtet kur institucionet shëndetësore si spitali shihen me tmerr, jo si vende shërimi.

“Jam në një shkollë që faktikisht është rikonstruktuar kohët e fundit, por shqetësimi im nuk është vetëm në shkollën time, është në shkollat e gjithë qytetit, – tha zonj. Sema. – Lushnja, sidomos në nëntor ka një prekje shumë të madhe masivë të qytetarëve nga ky virus. Shkollat e gjimnazit, mësuesit, janë të prekur. Tani pikërisht kurohen 18-20 mësues në infektivin e spitalit të Lushnjës, plus edhe të tjerët që ndodhen edhe në shtëpi. Që dihet që të gjitha këto kurohen.

Lulzim Basha: Me COVID?

Mësuesja: Po, po, po, me COVID.

Lulzim Basha: Janë në Lushnjë?

Mësuesja: Janë në Lushnjë, marrin mjekimin në spital dhe kthehen sërish në shtëpi sepse faktikisht spitali është bërë si, mos ta thuaj, po frika ka ardhur e madhe, është quajtur si ato dushet e nazizmit. Aq tmerr kanë marrë edhe qytetarët sot. Kështu që spitalin e shikojnë si një tmerr, jo si një shërim dhe shpëtim. Unë jam e prekur sepse ditën e enjte një nga koleget tona të qytetit të Lushnjës, ka humbur jetën. Kemi edhe mësues të tjerë të cilët kurohen, nuk janë deklaruar. Jo vetëm që nuk deklarohen, por izolimi i këtyre rasteve, nuk është bërë testimi, nuk është bërë testimi që ishte i domosdoshëm, por shkolla vazhdon punon mësimin si të ishte diçka normale. Por jo vetëm tek shkolla “JaniNushi”. Kemi edhe mësues të prekur në shkollat e tjera të gjimnazit, siç është “18 Tetori”, kemi të prekur në shkollën “Foto Puka”, “Skënder Libohova” që janë edhe shkollat e qëndrës që kanë një numër më të madh fëmijësh.

Tani nuk jemi vetëm përcjellës por jemi edhe mbartës, dmth kjo është në të dyja palët. Prandaj që dalja nga situata, mos marrja e masave, dizinfektimi I shkollave sepse çdo gjë duhet të fillojë nga “a”, vetëm një hallkë e zinxhirit të këputet dhe çalon e gjithë procedura. Kështu që mos t’i përsëris prapë, qyteti i Lushnjës është më gjithë mend shumë i frikësuar nga situata dhe kuptohet fare qartë që çdo gjë ka dalë nga kontrolli. Duam një menaxhim më të mirë të situatës sepse shikojmë edhe shtetet e tjera që vetëm menaxhimi I mirë situata të kalojë më përpara . Punojmë duke e ditur që po përballemi me virusin, po përballemi me një vështirësi shumë të madhe sepse ne jemi prindër por kemi edhe prindër. Kjo është edhe frika jonë më e madhe. Ju faleminderit.”

SHKARKO APP