Mësuesja rrëfen ngjarjen te “Çajupi”: Ja çfarë ndodhi sot para shkollës

Një tjetër version del në dritë në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot para shkollës “Cajupi” në kryeqytet, ku sherri i nisur mes dy mësueseve ka çuar në përplasje fizike mes të armëve të tyre. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Një kolege e dy ‘protagonisteve’ që u bënë mollë sherri për konfliktin e dhunshëm sot, tregon se mes dy mësuesve, asaj të lëndës së Letërsisë dhe të Historisë, kishte pasur një debat ditën e premte.

Kolegia e tyre pohon se bëhet fjalë për një debat banal, ku ishin përfshirë shtetasja me inicialet E.Q., mësuese Letërsie dhe shtetasja me inicialet D.T., që jepte lëndën e Historisë.

Duke iu referuar dëshmisë së mësueses, kolegia e saj e Letërsisë nuk e kishte lënë debatin me kaq, pasi ditën e sotme kishte dërguar para shkollës 7 familjarë të saj, që sipas saj thuhet se kanë qenë të armatosur dhe se vetë ishte futur në mësim. Ndërkohë, sipas saj, mësuesja e Historisë nuk ishte lejuar që të futej në mësim nga këta persona, ndërsa ata thuhet se e kanë kërcënuar dhe se kanë kërkuar që ajo të sillte familjarë për sqarim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas koleges së tyre, e cila shprehet se ka qenë në brendësi të konfliktit, një familjar i mësueses që po kërcënohej kishte kaluar aty rastësisht ndërsa ishte përballur me skenën. Pasi kishin shkëmbyer disa debate verbale, sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, apo dhe karrigeve, ndërkohë që i plagosur ka mbetur familjari i shtetases me inicialet D.T., 32-vjeçari me inicialet E. K. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 5 persona, si dhe është sekuestruar një pistoletë me të cilën mendohet se është qëlluar disa herë në ajër.BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?