Met Kanani, “baroni i drogës” që e nisi si tregtar llamarinash në Fier

Një operacion masiv i Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me agjencitë partnere, kanë kryer 15 arrestime në Shqipëri, duke shkatërruar një rrjet të madh të trafikut të lëndëve narkotike. Operacioni është zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë, ku janë arrestuar 15 trafikantë, ndërsa në vendet e Europës kanë rënë në pranga 4 të tjerë.

Grupi hetohej nga prokurorja Elisabeta Imeraj

Operacioni për arrestimin e 15 personave në disa qytete të Shqipërisë, është kryer pas urdhrit të prokurores së Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj e cila ka hetuar prej një kohe të gjatë, prej afro 8 muajsh, aktivitetin kriminal të grupit. Mësohet se operacioni është kryer në disa qytete të jugut të vendit, ku kanë rënë në pranga 15 persona. Detaje të tjera priten orët në vijim, pasi operacioni vijon ende. Më herët jashtë vendit është bllokuar një sasi e konsiderueshme kanabisi. Operacioni vijon për identifikimin dhe arrestimin e të tjerë personave të lidhur me grupin kriminal të trafikut të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Met Kanani, ”baroni drogës”

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se grupi kriminal ishte i lidhur me super-trafikantin e arrestuar në Turqi, Met Kanani, i cili akuzohet se ka trafikuar nga Shqipëria, përmes Greqisë dhe Maqedonisë në drejtim të vendit turk tonelata me kanabis dhe droga të forta si kokainë e heroinë. Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike.

Met Kanani, u arrestua më 20 mars gjatë një operacioni të Policisë turke me 1.1 ton hashash, po hetohej prej një viti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë. Baroni i drogës, siç e konsiderojnë mediat turke, dyshohet të ketë trafikuar disa ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e “Met shqiptarit”, janë identifikuar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine.

Tregtar llamarinash

Personi që aktualisht konsiderohet baron droge, “karrierën” e tij e ka nisur si tregtar llamarinash në Fier. Në emër të tij rezulton i regjistruar një biznes që ka si objekt importeksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të lëndëve të ndryshme industriale, hekuri, llamarinë dhe përpunimin e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?