Met Veliu i “Top Channel” hedh në gjyq Shkullakun dhe Bushatin

 

 

PADI PËR SHPIFJE NDAJ LAPSI.AL DHE BOTUESVE ARMAND SHKULLAKU DHE ANDI BUSHATI.

Pas asaj që përjetova në Britaninë e Madhe rreth 9 vitë më parë, një betejë ligjore e fituar denjësit dhe me të drejtë në Gjykatën e Lartë Mbretërore me gazetën Bota Sot, e cila është kthyer në rast studimor në univeristet e gazetarisë atje, nuk ma kish pritur kurrë mendja që do të gjendesha përsëri, përballë të njëjtës situatë .
Por siç thonë dhe anglezët: “Never say never” (Kurrë mos thuaj kurrë).
Dhe ja ku jam sot sërish në dyert e Gjykatës së Tiranës, për të nisur një betejë sa njerzore ashtu dhe profesionale, kundër shpifjes në gazetari. Ky është një profesion ku përpos përgatitjes, devotshmërisë dhe pasionit kërkon dhe sinqeritet përballë publikut, se në fund të fundit, kontrata ime është me ta.
Për ne, në këtë profesion nuk mjafton një jetë për të përmbushur misionin unikal që ka gazetaria.
Sot në Shqipëri, disa nga portalet informative, jo vetëm që kanë tejkaluar c’do skaj moral të informimit të publikut, por krejt cuditërisht janë kthyer në denigrues dhe përçmues të profesionit të gazetarit/reporterit.
Andaj, me bindje e besimplotë se e drejta do të vihet në vend ashtu sic i ka hije një vendi që aspiron familjen Europiane, sot së bshku me avokaten timeArnida Çapi dorëzuam në Gjykatën e Tiranës padinë civile ndaj Lapsi.al dhe botueve të këtij portali Armand Shkullaku dhe Andi Bushati për artikullin shpifës ndaj meje me titull "Merkel i përgjigjet ftohtë pyetjes së parpërgatitur të TopChannel" datë 8 Korrik 2015, ku shpifet se: "Muhamed Veliu merr gjithnjë pyetje të gatshme nga zyra e shefit të qeverisë.
Nuk do doja kurrë të isha në një betejë ligjore përballë asnjë kolegu gazetar, por ne kushtet e cenimit te reputacionit tim professional dhe personal, jam i detyruar ti drejtohem Gjykates. 
Thonë që drejtësi është e vërteta në veprim, për punën tonë e verteta nis që në orët e para të mengjesit e mbyllet bashkë me ditën tonë.
E nëse drejtësia jonë, drejtësia e këtij vendi, do të vendosë pikat mbi i për këtë cështje, gjithcka që do të më akordohet nga vendimi i gjykatës, si dëmshpërblim në formën monetare, do ta përdor në blerjen e literaturës dhe studime për shpifjen, të cilat do ti dhurohen Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
Në mënyrë që gazetarët e ardhshëm të këtij vendi të kuptojnë më mirë se cfarë do të thotë ti përdorësh fjalët për shpifje.
Unë e dua këtë profesion, dhe nuk do lejojë askënd që vitet e investuara në të, të cënohen, dëmtohen dhe shtrembërohen nga qëllime meskine apo goditje poshtë brezit.

Muhamed Veliu

 

Shënim i "KOHA JONE"

Një çështje e cila mund të kishte përfunduar mes kolegëve me sqarim ose ndjesë, duket se do të marrë udhën e gjykatës, për të mos mbetur vetëm lajm dite. Duke ditur se Armand Shkullaku e Andi Bushati të lapsi.al janë ndër profesionistët më të mirë të medias në Shqiperi, përplasja e gazetarit të "Top Channel" Met Veliu , me kulturë britanike, duket se do të jetë një spektakël më vete në këtë vjeshtë plot ngjarje të pritshme.

Mbetet me interes përgjigja e dy gazetarëve të njohur Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

 

 

SHKARKO APP