Meta: Borxhi publik arrin në 107%, 1 miliard euro abuzime

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama lidhur me borxhin publik në vend.

“Pilulë elektorale pa impakt real në zbutjen e krizës së çmimeve dhe kostos së jetesës. Qeveria vendosi të ndajë 8 miliardë lekë ose më pak se 80 milionë dollarë për pensionistët dhe familjet në nevojë, edhe pse si pasojë e inflacionit të lartë, në 11 muaj arkëtoi 520 milionë USD. Ndërkohë që Rama trumbeton me të madhe “Pakon e Madhe” me 80 milionë euro, sipas raportit të KLSH shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve, kalon shifrën 1 miliard euro, vetëm për periudhën janar-nëntor 2022. Shitjet, qiratë dhe koncesionet janë të parat sa i përket dëmit më të madh që i kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit.

1 miliard euro abuzime, fonde të mjaftueshme për t’u përdorur për mijëra familje që vuajnë rritjen e çmimeve të ushqimeve, për ndërtimin e shkollave dhe dhënien fund të mësimit me turne, për rritjen e pagave të pedagogëve, ndihmë për studentët etj. Stabiliteti financiar i vendit është më i tronditur se kurrë dhe Borxhi Publik ka kaluar 100% dhe shqiptarët kanë hyrë në borxh që të vjedhë Edi Rama dhe Qeveria dhe jo për të sjellë zhvillim pasi borxhi përdoret për të larë borxhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2013 borxhi publik ka qenë 62.4%, ndërsa sot, është 107%. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me 1 vit eksporte, në Shqipëri nevojiten 13 vite eksporte, sepse ky merr borxhe për të shlyer borxhe, që ky të fluturojë në luks dhe shqiptarët zhyten në mjerim.

Swiss Digital Mobile Reklama

RAPORTI I KE
Indeksi i rritjes së korrupsionit ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë. Falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën. Pothuajse 70% e punonjësve shqiptarë hasin vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre mujore, përqindja më e lartë në Europë, sipas një studimi të Komisionit Europian.
Pas Shqipërisë renditen vendet e tjera të Ballkanit, por ato ende kanë një rezultat dukshëm të ndryshëm nga Shqipëria. Vendi i dytë ku punonjësit raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre mujore është Kosova, me 57% të të punësuarve, e ndjekur nga Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në afërsisht të njëjtat nivele dhe Bosnje-Hercegovina me 54%”, tha Meta para gazetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?