Meta e propozoi, Berisha e rrëzoi Halim Kosovën

 

"Kruhen" ne distance Meta dhe Berisha per Halim Kosoven. Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës Halim Kosova e kish thënë më shumë se një herë gjatë fushatës, se kryeministri aktual dikur e kishte propozuar për një post shumë të lartë. Por megjithëse Kosova nuk e ka treguar kurrë postin, është ish kryeministri Berisha ai që e ka nxjerrë sekretin. Sipas tij Edi Rama e ka propozuar Dr Halimin, as më pak dhe as më shumë, po për president republike. Berisha deklaroi sot në një takim me gazetarët se: “Në 2007 Edi Rama insistoi dhe e solli si kandidat për president Republike. Kjo s’do të thotë gjë, jam i bindur se e bëri mbi bazën e një vlerësimi se pa një vlerësim. Ama është një nga personalitetet më të kuotuara prej tij.”

Por i  menjëherëshëm ka qenë reagimi i Metës “Përsa i takon faktit që ka përmendur përpara jush z. Berisha, mendoj që është i vërtetë deri diku, sepse edhe unë kam qenë pjesë e bisedimeve në 2007-n për zgjedhjen e një kandidati për president konsensual dhe është e vërtetë që ne në atë kohë në opozitë, madje dhe unë vetë personalisht, kemi propozuar për z. Halim Kosova si një nga shumë kandidatët e tjerë për të marrë konsensusin e z. Berisha. Por e vërteta që nuk ua ka thënë Doktori tamam, është se e vetmja pengesë për konsensusin për këtë kandidat ishte vetë z. Berisha. Kështu që kjo është gjysma e vërtetës së tij dhe gjysma e vërteta që unë sapo shtova. Jo vetëm kaq, por edhe nuk e shoh aktiv për një mbështetje kryesore për kandidatin aktual të opozitës në kryeqytet, sepse ju e dini që Doktori kur të mbështet nuk rri pas Facebook-ut, por del në fushën e betejës”, tha Meta.

SHKARKO APP