Meta: Edhe 100 vite të tjera i uroj sot Kristian Kinës, Kryetarit të LRI!

Nga Ilir Meta-

Edhe 100 vite të tjera i uroj sot Kristian Kinës, Kryetarit të LRI!

Ai ka qenë një student i shkëlqyer, një senator që gjithmonë ka përfaqësuar denjësisht interesat e studentëve dhe sot është një pedagog i përkushtuar dhe një kontribues i vendosur kundër shpopullimit të vendit dhe për kauza të tjera në shërbim të rinisë dhe të ardhmes europiane të vendit.

Por Kristiani është ndoshta i riu që ka dhuruar më shumë gjak se kushdo tjetër për fëmijët talasemikë dhe që ka nxitur qindra të rinj t’i bashkoheshin Aleancës për Dhurimin e Gjakut.

Vendi ka nevojë për të rinj të ditur, patriotë dhe plot vetëbesim për t’u shërbyer kauzave të mëdha dhe humanitare!

SHKARKO APP