Meta jashtë kongresit të PES? Rakipllari: Mund të jetë lobim nga Rama. PS e shqetësuar nga rikthimi i tij
Këtë të enjte, mediat në vend kanë publikuar foto të një e-maili ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen e tij në Kongresin që pritet të zhvillohet në Berlin në mes të muajit tetor.
Gazetari Robert Rakipllari nuk e hedh poshtë që mund të jetë një lobim i PS-së për një sulm ndaj Metës, pasi për të duket se PS-ja është e shqetësuar nga rikthimi i ish-presidentit.
”Partia e Lirisë tha se nuk ishte e interesuar të ishte. Nëse Meta ka kërkuar të shkojë dhe është refuzuar, kjo është re rëndë pastaj. Fakti është ky. Identiteti dhe ideologjia e PL sot është i paqartë, është e majtë apo e paqartë.
Edhe një lobim i PS-së për një sulm ndaj Metës është i qartë. Sa u bë kryetar i PL, dolën dosjen. Kemi një shqetësim të maxhorancës për rikthimin e Metës në politikë, shqetësim më duket. Nëse Meta nuk ka kërkuar të ishte atje, domethënë është e lobuar”.