Meta me ambasadorin e Izraelit: Bashkëpunim në turizëm

 

Ambasadori i ri i Izraelit Boaz Rodkin është pritur nga kryeparlamentari  Ilir Meta duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re.

Meta vlerësoi shumë marrëdhëniet e mira që ka mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ai tha se ishte i bindur që puna mjaft e mire e Ambasadës së Izraelit e cila është në  funksion të forcimit të bashkëpunimit konkret dypalësh do të thellohej edhe më shumë me ardhjen  e ambasadorit Rodkin.

Rodkin shprehu kënaqësinë për postin e ri në Shqipëri. Nga ana e tij, ambasadori theksoi se Izraeli çmon lidhjen dhe miqësinë që ekziston mes dy vendeve. Meta dhe Rodkin ishin në një mendje që në të ardhmen, puna duhet përqendruar në rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit kryesisht në fushat e agro-përpunimit, turizmit, menaxhimit të ujërave dhe mineraleve.

M.C

SHKARKO APP