Meta në Skrapar: Opozita e re Rama-Basha. Drejt zgjedhjeve të parakohshme

 

 

Kryetari i Kuvendit dhe kreu i LSI, Ilir Meta ka lëshuar mesazhe të forta ndaj kreut te PD, Lulzim Basha, por edhe ndaj Kryeministrit, Edi Rama. Në një takim të zhvilluar në Skrapar, Meta i cilësoi të çuditshme akuzat e PD. Sipas tij, një opozitë zakonisht kërkon dorëheqjen e Kryeministrit dhe jo të kreut të Kuvendit. Ai tha se qytetarët nuk duhet të çuditen kur kreu i PD të ankohet për opozitën Basha-Rama. “Madje nuk keni dëgjuar asgjë akoma, sepse shumë shpejt do fillojë të ndërroj vendet dhe do akuzoj qeverinë Meta-Rama dhe pak më vonë, të jeni të bindur se do të dëgjoni çudi të mëdha, për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorit të saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama", -tha Meta.

Qëndrimet e PD dhe kreut të saj Basha, Meta i cilësoi si çudi në politikën shqiptare. "Është i vetmi kryetar opozite, i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit, siç kërkohet nga kryetaret e opozitës në të gjithë Europën dhe botën, kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit. Unë e kuptoj kush është arsyeja e tij e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj, jo vetëm për demokratet në Parlament, por sidomos për liderin historik z. Berisha duke i dhënë mundësinë të shpreh pa kufi qëndrimet e tij politike. Nuk habitem sepse qeverinë Rama e etiketon si qeverinë Rama-Meta",-tha kreu i Kuvendit.

Kreu i LSI foli dhe për procesin e dekriminalizimit. "asnjë kandidat i LSI  nuk ka pasur asnjë problem që të krijonte shqetësimin më të vogël me ndërkombëtarët. Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për asnjë deputet të LSI nga ndërkombëtarët, apo të asnjë ministri.",- tha ai. Duke komentuar marrëdhëniet e SHBA, Meta tha se "do të jem shumë shpejt pas 3 javësh në SHBA. Dhe do komunikoj me ju nga Uashingtoni". 

Me sa shikohet po shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Me Ramën kryeministër kjo nuk dihet !

SHKARKO APP