Meta në SPAK për tre orë, Karamuço: Qëndrimi bipolar i tij tregoi shumë, ka shqetësime të mëdha
Ilir Meta sot qëndroi 3 orë në SPAK, dhe eksperti Ervin Karamuço thotë se pa një njeri me qëndrin bipolar. Sipas tij, luhatje kaq të forta tregojnë një shqetësim, që për të Meta i ka.
”Nëse kamerat do ta kishin shoqëruar, do ta kishin vënë re se ai ndryshoi qëndrim. I rregullt dorëzoi orën, shumë korrekt, por më pas. Më pëlqeu bipolariteti. I kanë këto luhatjet e forta kur kanë problematika të mëdha me organet e drejtësisë.
Luhatje kaq të forta tregojnë një shqetësim. Unë nuk e vura drejtpërdrejtë me Metën, por me rojën e Metës. Kur nisi me sharjet, roja mori masën që ta largonte, me shumë mundësi është njoftuar. Nuk është strategji, e humbasin kontrollin kanë nervozizëm. Thonë edhe dhe të vërteta.
E vërteta është se është pyetur jo vetëm për pasurinë e bashkëshortes, por edhe të personave të tjerë. Ka letra anonime që janë dërguar në emër të tyre për të cilat tregojnë për pasuri të regjistruar në merret të tyre por pretendohet se janë të tyre”, tha Karamuço.